Kryetari Bekim Sali mori pjesë në iftarin e shtruar nga Komuna e Dollnenit në bashkëpunim me Komunën Arnavutköy!

Zëvendëskryeministri i parë si dhe kryetar i Alternativës, Bekim Sali, mori pjesë në iftarin e shtruar nga Komuna e Dollnenit në bashkëpunim me Komunën e Arnavutköy në Stamboll
“ Iftari i vëllazërisë sonte na bashkoi në Komunën e Dollnenit, në bashkëpunim me Komunën e Arnavutköy në Stamboll.
Ramazani na bashkon, na mëson sakrificën duke na privuar nga ushqimi e pijet, që përmes durimit dhe përkushtimit të arrijmë kënaqësinë e Zotit.
Zoti na e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tona të mira”, thuhet në njoftim.