Kryetari Bekim Sali merr pjesë në premierën e filmit “Parku i Dorës”

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka marr pjesë në përcjelljen e premierës së filmit “Parku i Dorës” nën regjinë e Sabidin Aliut.
“ Kisha kënaqësinë sonte, së bashku me mikun tim Zeqirija Ibrahimi, të marr pjesë në premierën e filmit “Parku i Dorës”, nën regjinë e Sabidin Aliut.
Ishte një natë e mbushur me art dhe emocion, ku ngjarja fokusohet në marrëdhëniet ndërnjerëzore, dhimbjen dhe mëshirën.
Roli kryesor ishte një moment më vete, ku aktorja e njohur Teuta Krasniqi luajti krah për krah me vajzën e saj, Tara Krasniqi Muharremi, dhe duke mos e harruar aktorin e shkëlqyer, Shkëlqim Islamin, duke i dhënë filmit një dimension edhe më të thellë emocional”, thuhet në njoftim.