Kryetari Bekim Sali merr pjesë në diskutimin publik në temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëmshme dhe pasojat e duhanpirjes”

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka marr pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëshme dhe pasojat e duhanpirjes”.
Sali theksoi se nuk duhet të ketë tolerancë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve.
“ Mora pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet e dëshme dhe pasojat e duhanpirjes”.
Të dhënat e fundit janë shqetësuese për numrin e madh të përdoruesve të duhanpirjes nga fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse me ligj është e rregulluar kjo temë, ne jemi duke u munduar që të gjejmë edhe modalitete tjera për të penguar shpërndarjen e kësaj dukurie te fëmijët dhe te të rinjtë. Në konotacion të kësaj, është edhe ky diskutim publik, ku bashkërisht po mundohemi që të senzibilizojmë opinionin publik dhe institucional që të jemi më të vëmendshëm ndaj këtyre temave”, thuhet në njoftim.