Sot kisha kënaqësi që në zyrën time ta pres Ill Rustemin, që tash është i njohur si autor i monografisë “Sfidat kombëtare në Dervend të Shkupit 1940-1945”.
Pasi e përgëzova për punën serioze dhe të vyeshme që e ka bërë me këtë vepër, biseduam edhe për jetën intelektuale në mjedisin tonë.
Me këtë rast nuk mund të mos shpreh ngazëllimin tim që kemi të rinj të përkushtuar, që me kaq devocion i shërbejnë dijes dhe moralit intelektual.
E urova Illin të jetë një yll që do të na ndriçojë në shtigjet e suksesit!