Kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, e pranuan në takim ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sh.S. znj. Veronique Hullmann.

Sot, në hapësirat e Kuvendit republikan, kryetari i Alternativës – Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki – Shaini, e pranuan në takim ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sh.S. znj. Veronique Hullmann.
Në këtë takim, kryetari Gashi, duke e falënderuar ambasadoren për kontributin e dhënë të Zvicrës në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, foli edhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi të mëtejshëm, ndërsa e informoi ambasadoren zvicerane për aktualitetin politik dhe kontributin e Alternativës në zhvillimin e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja zvicerane, nga ana e saj, e përgëzoi kryetarin Gashin për rolin konstruktiv të Alternativës në zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe shprehu inkurajimin e saj që të vazhdojë procesi i përfarimit të Maqedonisë së Veriut me standardet e Bashkimit Europian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *