Kryetari Afrim Gashi bashkë me kolegët kryetarë të koalicionit VLEN, mirëpritën sot delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Bashkë me kolegët kryetarë të koalicionit VLEN, mirëpritëm sot delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të përbërë prej përfaqësuesve nga vende të ndryshme evropiane.
Në kuadër të misionit të tij parazgjedhor, Komisioni u interesua për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
VLEN mbetet e angazhuar fuqishëm për zgjedhje korrekte, të drejta, demokratike dhe sipas standardeve më të larta evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *