Kryeparlamentari Gashi zhvilloi takim me Ana Luhrman, Ministren e Shtetit për Europën dhe klimën në Gjermani.

Isha i nderuar të zhvilloj takim me Ana Luhrman, Ministren e Shtetit për Europën dhe klimën në Gjermani. Ky takim ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, një aleati kyç në proceset e integrimit në NATO dhe BE.
Diskutuam për sfidat aktuale, progresin e deritanishëm dhe rëndësinë për vazhdimin e reformave për anëtarësim të plotë në BE. E informova për përpjekjet tona për tërheqjen e investimeve gjermane, për të kontribuar në forcimin e ekonomisë, si dhe parandalimin e ikjes së fuqisë punëtore, veçanërisht e dukshme dhe shqetësuese në dekadën e fundit. U dakorduam për intensifikimin e bashkëpunimit për të realizuar objektivat tona strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *