Sot kisha kënaqësi ta takoj znj. Vilma Dambrauskiena, ambasadore e Lituanisë me mision special.
Në këtë takim biseduam për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, me theks të veçantë në mbështetjen për procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve.
Me këtë rast e përshëndeta vendimin e Lituanisë për hapjen e Zyrës Diplomatike në Shkup, e cila do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy vendeve.
Biseduam edhe për proceset integruese, me ç’rast e falënderova Ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe për gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj.
Republika e Lituanisë, ashtu si vendet e tjera baltike, është shembull se si një vend mund t’i tejkalojë të gjitha sfidat historike dhe të bëhet anëtar i qëndrueshëm dhe i begatë i BE-së dhe NATO-s.