Kisha kënaqësi të takoj kryetarin e Këshillit Ndërkombëtar të Revizorëve për NATO-n (IBAN), z.Radek Visinger i cili po qëndron për një vizitë në Shkup.
Shkëmbyem idetë dhe vlerësimet e pozicionit dhe kontributit të vendit tonë në NATO, ndërsa shpreha gatishmërinë për të ndihmuar në avancimin e bashkëpunimit dhe proceseve që organizata ka në vend, përfshirë në fushën që mbulohet nga IBAN.
U informova për strukturën dhe kompetencat e IBAN-it, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe të frytshëm me institucionet përkatëse të Maqedonisë së Veriut, siç është Enti Shtetëror i Revizionit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryerevizori shtetëror, z. Maksim Acevski, i cili ndau përvojën e tij dhe referencat pozitive të bashkëpunimit të deritanishëm.