Kryeparlamentari Gashi realizoi takim me Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.

Kisha kënaqësinë të realizoj një takim me Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag. Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, të cilat janë karakterizuar me mbështetje të vazhdueshme. Me theks të veçantë, diskutuam për rëndësinë e Rezolutës së miratuar nga Bundestagu më 15 qershor 2023, e cila ndihmon rrugën tonë drejt BE-së, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e Gjermanisë për vendin tonë, si me ekspertizë, ashtu edhe me mbështetje politike.
U shprehëm të gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, si në kuadër të Projketit për Mbërshtetje Parlamentare (PSP), por edhe në kuadër të grupeve të formuara parlamentare të miqësisë, gjë e cila do të çojë përpara proceset, duke shkëmbyer drejtëpërdrejtë përvojat dhe praktikat për të përmbushur kriteret e integrimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *