Në kuadër të vizitës sime të punës në Berlin, ishte kënaqësi të takohem me Dirk Vopel, kryetar i grupit miqësor parlamentar mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës juglindore. Deri sa Bundestagu shpreh mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, këto grupe parlamentare paraqesin një hap të rëndësishëm në intensitetin e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë. Prandaj, një meritë të rëndësishme në procesin eurointegrues dhe në mbështetje të reformave e bartin pikërisht anëtarët dhe drejtuesit e këtij grupi parlamentar.
Diskutuam për shkëmbimin e përvojave në nivel ekspertësh përmes Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP), ndërsa shprehëm gatishmërinë për të ruajtur komunikimin në mënyrë që të përcaktojmë hapa konkretë për të ardhmen.