Realizova një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz, me të cilin biseduam për zhvillimin e marrëdhënive mes dy shteteve tona.
Shfrytëzova rastin të uroj ambasadorin për festën e 12 tetorit, Ditës Kombëtare të Spanjës, si dhe i dëshirova paqe e mirëqenie për popullin spanjol.
Diskutuam për objektivat dhe sfidat në lidhje me integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian, për çka theksova angazhimin tonë në këtë drejtim.
Duke riafirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale, u pajtuam që intensifikimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, mund të sjellë rezultate pozitive për reformat që na afrojnë me shtetet europiane, ndërkaq grupi i formuar parlamentar për bashkëpunim me Mbretërinë e Spanjës, është një mekanizëm kyç dhe cilësor për të thelluar këtë bashkëpunim.