Sot pata një takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Suo, në të cilën shpreha mirënjohjen time për kontributin e ambasadorit në vitet e fundit për ruajtjen dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Në takim diskutuam edhe për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dhomave legjislative dhe shkëmbyen mendime rreth mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes ekonomike.