Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim mirëseardhje ambasadorit të sapoemëruar evropian, Michaelis Rokas

Sot i urova mirëseardhje në vendin tonë ambasadorit të sapoemëruar evropian, Michaelis Rokas, duke shprehur besimin në kontributin e përbashkët në procesin e mëtutjeshëm për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Diskutuam nevojën për zgjerimin e reformave dhe përmbushjen e detyrave të shtëpisë për të përmbushur kriteret për anëtarësim në fushat kyçe të shoqërisë.
Shpreha gatishmërinë për të forcuar dhe futur një dinamikë të re në bashkëpunimin dhe komunikimin e Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, si dhe nevojën e forcimit të dialogut politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *