Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim kryeparlamentarin e Kosovës z. Glauk Konjufca dhe delegacionet e parlamenteve të vendeve të rajonit, pjesëmarrës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Prita në darkë zyrtare kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca dhe delegacionet e parlamenteve të vendeve të rajonit, pjesëmarrës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Diskutim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit tonë, bashkëpunimin sa më të mirë mes vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit në BE.
Maqedonia e Veriut në dy ditët e ardhshme është nikoqir i seancës së 11-të të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, e cila do të fokusohet ndër të tjera te stabiliteti e siguria, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *