Kryeparlamentari Gashi priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Sh. T. Angel Angelov.

Takim i frytshëm me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Sh. T. Angel Angelov. Ritheksuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe biseduam rreth zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta.
Maqedonia e Veriut synon t’i respektojë të drejtat e çdo pakice në vendin tonë, përfshirë pakicën bullgare. Ambasadorin Angelov e sigurova se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të jetë bashkëpunues në procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të largonin pengesat e fundit për hapjen zyrtare të kapitujve mes me Bashkimin Evropian.
E falënderova për vizitën dashamirëse dhe urimet e sinqerta për përgjegjësitë që kemi marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *