E mirëprita sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, Sh. S. Ami Larsson Jain. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë dhe i shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj integrimit tonë në familjen europiane.
Ambasadoren Larsson Jain e sigurova se do ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin ndërparlamentar me Suedinë.
E falënderova për këtë vizitë dashamirëse dhe për urimet e saj të sinqerta për përgjegjësinë e re që kemi marrë.