Kryeparlamentari Gashi i ftuar për fjalim me rastin e hapjes së vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Marmara

Isha i nderuar që me rastin e hapjes së vitit akademik 2024-2025 t`i drejtohem të pranishmëve në Universitetin Marmara në temën “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale në botë”.
Theksova se kemi gjeografi dhe historinë e përbashkët, arsimin, kulturën dhe ndërtimin e kombit, si dhe u fokusova në perspektivat se si mund të duket bota e përbashkët në të ardhmen.
Shpreha bindjen se Ballkani do të ribashkohet, jo vetëm si një tërësi gjeografike, por edhe si një vend kontakti i qytetërimeve, kulturave dhe religjioneve në përmasë më të gjerë, ku do të mbizotërojë paqja, siguria dhe mirëqenia.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull se në këto hapësira mund të ndërtohet bashkëjetesë, duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri me diversitete, por në unitet të tërësishëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.Required fields are marked *