Kisha nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Italisë në Shkup, me rastin e Ditës së Republikës – 78-vjetorin e shpalljes së Republikës së Italisë, si dhe 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.
Me ambasadorin italian, Sh. T. Andrea Silvestri, biseduam për procesin e integrimit të vendit tonë në BE dhe mbështetjen e Italisë në këtë rrugëtim. Nënvizuam gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy vendeve tona.