Në kuadër të Samitit të Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, në Riga, kisha nderin të takohem me nënkryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Kenneth Forslund. Shkëmbyem idetë dhe përvojat tona në zhvillimin demokratik dhe theksuam rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Shpreha mirënjohjen për mbështetje e vazhdueshme shumë dimensionale të Suedisë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE, ku theksova se jemi të përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet tona në avancimin e standardeve evropiane. Në këtë drejtim, deklarova që mirëpresim krijimin e grupit parlamentar të Parlamentit të Suedisë, që do të jenë një bazë e mirë për të nxitur produktivitetin ndërparlamentar në gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të gjitha nivelet.