Kryeparlamentari Afrim Gashi mes liderëve botërorë në “National Prayer Breakfast”

Kryeparlamentari Afrim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast) në Uashington, një ngjarje tradicionale që bashkon liderë politikë, shoqërorë dhe fetarë nga mbarë bota.
Gashi e ka cilësuar pjesëmarrjen si “nder dhe privilegj”, duke theksuar se kjo ngjarje gërsheton politikën, besimin, vlerat dhe përgjegjësinë globale. Ai ka shtuar se në praninë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u dëshmua rëndësia e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë morale në udhëheqje.

Sipas Gashit, kjo ceremoni ishte një mundësi e veçantë për të forcuar lidhjet miqësore dhe për të dëshmuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e pranishme, e dëgjuar dhe e respektuar në bashkëpunimin ndërkombëtar.