Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga takimi që realizova me përfaqësues të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe ekspertët, ku u prezantua platforma për regjistrin elektronik (www.registar.sobranie.mk), një mjet i ri që do të shërbejë si urë lidhëse mes Kuvendit dhe shoqërisë civile.
Ky regjistër është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të digjitalizimit, efikasitetit dhe transparencës së punës së Kuvendit, duke lehtësuar qasjen dhe bashkëpunimin mes administratës dhe sektorit civil. Theksova se kjo iniciativë çon drejt përmbushjes së vizionit tim për një Kuvend më të hapur dhe më të qasshëm për të gjithë.
I faleminderova për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, ndërsa i inkurajova të ndërmerren hapat e ardhshëm për të promovuar këtë platformë tek grupet e interesit që sa më shepjtë të përfitojmë benifitet nga ky mjet.
Afrim Gashi