Indeksi i Transparencës: Alternativa njëra prej partive më transparente në nivel shteti!

Indeksi i Transparencës së Partive Politike në Maqedoninë e Veriut – 2025 e ka nxjerr partinë politike Alternativa si njërën prej subjekteve më transparente në nivel shteti.
Pas rritjes së dukshme të rezultateve të matjes së Indeksit të Transparencës së Alternativës në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, matja e vitit 2025 tregoi një prirje të qartë dhe të larmishme të transparencës në shtyllat e ndryshme. Sa i përket demokracisë brenda partisë, tendenca kryesore është qëndrueshmëria dhe ruajtja e një niveli të qëndrueshëm të rezultateve të vitit të kaluar, pas progresit modest të regjistruar në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023. Transparenca financiare tregon një rënie të lehtë të treguesve për vitin 2025, ndërsa rezultatet e matjes së disponueshmërisë për publikun tregojnë përmirësim të vazhdueshëm çdo vit.
Partia ka bërë një hap demokratik duke publikuar biografitë e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Faqja e internetit është e mirë-organizuar, e përditësuar rregullisht me lajme, informacione programore, të dhëna të plota për strukturën dhe funksionimin e partisë, biografi dhe detaje kontakti për zyrtarët. Gjithashtu, partia është e pranishme relativisht mirë në mediat sociale.