Ibrahimi: Ta ndërtojmë Republikën me respekt dhe integrim

Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Republikës – 8 Shtator.

Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi se Republika është shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj, ndërtimi i së cilës është bërë me kontributin e të gjithëve dhe vazhdon të jetë përgjegjësi e përbashkët. Ai vuri në pah rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare, e cila edhe pse fizikisht gjendet jashtë vendit, përmes remitencave kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e spitaleve, shkollave, rrugëve dhe institucioneve në atdhe.

“Kjo Republikë do të mbijetojë dhe do të zhvillohet vetëm nëse e ruajmë dhe e ndërtojmë me respekt të ndërsjellë dhe përmes integrimit të plotë në shoqëri”, theksoi Ibrahimi.