Kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi, Ministri Admirim Aliti dhe përfaqësues të Forumit të Rinisë, vizituan sot Reçakun për homazhe, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Lutemi për dëshmorët e kombit dhe qëndrojmë pranë familjeve që humbën më të afërmit për lirinë e Kosovës.
Të mos harrohet Reçaku. Duhet të ketë përgjegjësi dhe drejtësi për krimet e Serbisë kundër njerëzimit.
Lavdi dëshmorëve të kombit!