Gjatë vizitës time në Turqi kisha kënaqësi ta takoj edhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Në këtë takim biseduam për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve të ndërsjellja në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës. Po ashtu i shqyrtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve, si dhe për nxitjen e projekteve të përbashkëta që do të kontribuonin në zhvillimin e qëndrueshëm të dy vendeve tona.
Takimi me ministrin Fidan ishte një mundësi e shkëlqyer për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për ta forcuar miqësinë dhe partneritetin midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Shpresojmë se këto takime do të sjellin rezultate pozitive në të ardhmen.