Gënjeshtrat dhe manipulimet e BDI të ndërtuara mbi 22 vite pushtet të korruptuar po çmontohen si kulla prej letre.

Për çdo ditë maskat Bashkimit Demokratik për Integrim po bien njëra pas tjetrës. Gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre të ndërtuara mbi 22 vite pushtet të korruptuar po çmontohen si kulla prej letre. Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës. Por dyfytyrësia e tyre nuk ka kufij, ata e kanë keqpërdorur edhe festën e madhe të 28 nëntorit duke tentuar të tensionojnë situatën në vend vetëm e vetëm sepse ata më nuk janë në pushtet.
Ajo që është më skandalozja, kjo parti për këto raste u mundua t’i keqpërdor të rinjtë shqiptarë dhe më pas t’i viktimizojë ato. Hetimet pleriminare policore po tregojnë se në këto ngjarje është i përfshirë një ish kryetar komune nga radhët e BDI-së. Opinioni për çdo ditë po e sheh fytyrën e vërtetë të BDI-së, ku u dëshmua edhe me demaskimin e rastit të djegies së objektit dhe disa veturave në Kumanovë, ku kryerësi u zbulua, njëherit familjarë i prokurorit publik Xhelal Bajrami.
Të nderuar qytetarë
Pyesim BDI-në: Deri kur do të vazhdoni të përdorni shqiptarët si mish për top, vetëm e vetëm për t’i shpëtuar llogaridhënies që po ju pret? Kur do të ndaleni së sajuari gënjeshtra nga më të paskrupulltat?
VLEN ka nevojë për një opozitë konstruktive, e jo një opozitë që dëshiron edhe mjegullën ta mjegullon, jo një opozitë që dëshiron me mish e me shpirt ta kthen makthin e shqiptarëve në Maqedoni, Nikolla Gruevskin. Çdo plan tuajin dashakeq do ta demaskojmë dhe do ua përplasim në fytyrë. Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *