Gashi pranon Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim gashi, në një ceremoni në Alanya të Turqisë, ka pranuar Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë
“ Në Alanya, Turqi, në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe atmosferë të ngrohtë miqësore, pata nderin të pranoj Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC).
Ky vlerësim është një mirënjohje për përkushtimin tonë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien. Në një kohë kur zërat shpesh ngrihen më shumë se argumentet, dhe kur informacioni ndonjëherë humbet drejtësinë përballë shpejtësisë, ky çmim më kujton se diplomacia e vërtetë dhe puna e përgjegjshme ndërtohen mbi respekt, mirëkuptim dhe dialog të hapur.
Jam thellësisht mirënjohës Këshillit Global të Gazetarisë, organizatorëve dhe jurisë për këtë nder të madh!”, thuhet në njoftim.
