Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut.
Zonën indistriale të Vizbegut që hesnafët me shumë mund e ndërtuan me dekada, Artan Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura!
Lotaria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga njerëzit më të afërt të Artan Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në zonën industriale Vizbeg të Shkupit.
Media ndërkombëtare Radio Evropa e Lirë njofton se Lotaria e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrëveshje që të shfrytëzojë hapësira pikërisht këtu në zonën e Vizbegut ku ndodhemi edhe sot dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë pjesë të qytetit në 10 vitet e ardhëshme.
Për këtë qëllim nga buxheti tashmë janë ndarë 2.6 milionë euro.
Në fakt, objekti dhe hapësira rreth saj në prill të këtij viti janë blerë nga kompania “Hej dooel”, e themeluar në shkurt të këtij viti, me drejtues Armin Mashoviq, partner i dikurshëm i Erxhan Sulkoski në “Pacifik Petrolium”, për të cilin mediumet kishin informuar se ishte i afërt me familjen e Ali Ahmetit.
Pra, Lotaria e Maqedonisë së Veriut do të pozicionohet përskaj rrugës Shkup – Bllacë, ku tashmë funksionojnë disa kazino, numri i të cilëve dita ditës po shtohet.
Zona industriale Vizbeg, sipas të gjitha gjasave do të shndërrohet në një Las Vegas, kurse këtë plan po e realizojnë Artan Grubi dhe BDI.
Nëse deri dje kishte dilema pse kërkesat e bizneseve shqiptare të kësaj zone shpërfilleshin totalisht nga BDI dhe funksionarët e saj, tanimë gjithçka po bëhet e qartë.
Ata paskan pasur në kokë një plan tjetër për këtë zonë. Ta bëjnë qendër të bixhozit!
Këtë zonë që biznesmeni i ndershëm shqiptarë, hesnafët, me shumë mund e ndërtuan me dekada të tëra, Artan Grubi dhe BDI brenda natës kanë vendosur ta shndërrojnë në zonë të kazinove, kredive të shpejta, hoteleve e moteleve.
Kjo zonë që deri tash është dëgjuar vetëm për lajme pozitive, storje të suksesshme, Artan Grubi ka vendosur ta bëjë zonë të problemeve, vrasjeve e punëve të fëlliqura, sepse kazinotë kështu pasoja sjellin!
Nuk po flasim për thashetheme. Po flasim për fakte.
Lakmia e Artan Grubit dhe BDI për para nuk ka skaj!
Kjo e keqe duhet të marrë fund dhe për këtë na duhet nidhma e juaj, ndihma e qytetarëve!
Ti vendosim Stop degjenerimit të gjithçkaje që ka vlerë, me të vërtetë Artan Grubi gjithçka që prek e prish!
Qytetarët veçmë janë të vetëdijshëm për këtë dhe do ta dënojnë ashpër këtë të keqe!
Alternativa
Lëvizja Besa
Lëvizja Demokratike