Fjalim përshëndetës i Sekretarit të Departamenteve, Abdylshyqyr Abedini, në Kongresin e Alternativës Shqiptare në Tuz të Malit të Zi

Sekretari i Departamenteve Abdylshyqyr Abedini, së bashku me anëtarin e Kryesisë, Fisnik Mela, dhe kryetarin e degës së Alternativës në Dibër, Lumi Croj, ishin në Tuz të Malit të Zi, në Kongresin e partisë Alternativa Shqiptare, ku kishte fjalim përshëndetës, duke i përfaqësuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke e përfaqësuar partinë AlternAtivA, si dhe kryetarin Afrim Gashi.

Në këtë kongres ishin të pranishëm kryeministri i Malit të Zi z. Dritan Abazoviç, znj. Elisa Spiropali – ministre e Shtetit Shqiptar për Marrëdhënie me Parlamentin, si dhe kryetari i partisë Alternativa Shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Tuzit z. Nik Gjeloshaj.

Me këtë rast, Sekretari i Departamenteve Abdylshyqyr Abedini theksoi:
“Fati i shqiptarit të Malit të Zi vazhdon të luhatet mes bjerrjes së gjeografisë shqiptare në këtë vend, kjo për shkak të shpërnguljes, dhe lëkundjes së identitetit për shkak të rrezikut të asimilimit. Kam përshtypje se njeriu shqiptar në Mal të Zi është si njeriu shqiptar në Luginë të Preshevës, por edhe në Veles, Manastir e Krushevë të Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët nuk kanë problem me asnjë komb në Ballkan dhe ne duam që me të gjitha kombet bashkë të integrohemi në Bashkimin Europian, por këtë duam ta bëjmë njësoj si gjithë të të tjerët – të konsoliduar kombëtarisht, pra si shqiptarë.
Kjo është arsyeja që ne e përgëzojmë Alternativën Shqiptare dhe në përgjithësi Forumin Shqiptar për suksesin e arritur në Komunën e Tuzit dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të mendoni shqip dhe të qeverisni shqip.
AlternAtivA në Shkup dhe Alternativa Shqiptare në Tuz e kanë eshe emrin e përbashkët, ndërsa më shumë se kjo na gëzon fakti që angazhohemi edhe për vlerat e përbashkëta.
Suksese Alternativës Shqiptare dhe gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *