Fisnik Mela – Garancia e një të ardhmeje më të mirë për Dibrën

12 shtator 2025, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me drejtuesit e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Dibër, ku qytetarët dhanë një pritje të ngrohtë dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Në këtë ngjarje u promovua kandidati për kryetar komune, Fisnik Mela, i cili përfaqëson frymën e ndryshimit që Dibra ka nevojë urgjente. “Për shumë kohë Dibra është lënë pas dore dhe është keqmenaxhuar nga pushteti lokal që po ikën, por kjo kohë po merr fund. Dibra ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe investime, ndërsa me përvojën dhe profesionalizmin e tij të dëshmuar, Fisnik Mela është garancia e një të ardhmeje më të mirë për qytetin”, theksoi Ibrahimi.

Me mbështetjen e qytetarëve dhe vizionin e qartë për zhvillim, VLEN-i me Fisnik Melën do t’i japë Dibrës vendin e merituar.

Dibra VLEN!