Feti Abazi – Fryma e re për Bogovinën

13 shtator 2025, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me drejtuesit e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor lokal në Komunën e Bogovinës.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, u promovua kandidati për kryetar komune, Feti Abazi.

“Bogovina ka nevojë për ndryshim, për një frymë të re dhe për një drejtim të ri. Këtë e garanton Feti Abazi – një profesionist i respektuar, një njeri me integritet, vizion dhe vlera të shëndosha”, theksoi Ibrahimi.

Me mbështetjen e qytetarëve dhe vizionin e tij për zhvillim, VLEN-i me Feti Abazin do ta çojë Bogovinën drejt një të ardhmeje më dinjitoze.

Bogovina VLEN!