Sot, në Strugë, u mbajt takimi i radhës i Sekretariatit të Departamenteve të Alternativës, me ç’rast drejtuesit e departamenteve i prezantuan propozim-programet e hartuara, që do të jenë draft i programit zgjedhor.
Pas prezantimeve të realizuara, u zhvillua edhe një diskutim i shkoqitur për pikat përkatëse të programeve të prezantuara.
Të gjitha këto takime dhe elaborime po bëhen me qëllim që AlternAtivA të ofrojë një program zgjedhor cilësor, të qëndrueshëm dhe të realizueshëm, që do jetë në interes të përgjithshëm të qytetarëve.
Këto prezantime dhe diskutime do të vazhdojnë deri në përfundimin dhe finalizimin e këtij programi.