“Çairi i Vjetër” bëhet i ri: Kryetari Zeqirija Ibrahimi, Izet Mexhiti dhe Bekim Sali në terren për projektin e madh urban

Sot filloi zyrtarisht realizimi i njërit prej projekteve më të rëndësishme për komunën e Çairit, një investim prej 37 milionë denarësh, që synon transformimin rrënjësor të lagjes “Çair i Vjetër”. Ky projekt do t’i japë lagjes një pamje të re, më funksionale dhe moderne, në përputhje me nevojat e qytetarëve.

Në inspektimin e punimeve ishin të pranishëm Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës, Izet Mexhiti, Zv. Kryeministri i parë dhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, si dhe Bekim Sali, deputet i Kuvendit nga radhët e VLEN-it.

Qeveria VLEN po jep frytet e para në Çair, dhe ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalemi këtu. Jemi të përkushtuar të zhbëjmë kaosin urban dhe të garantojmë një siguri të re në trafik. Tashmë, qytetarët e kanë një qeveri që kujdeset për ta – një garanci për një Çair modern dhe urban”, u shpreh kryetari Ibrahimi gjatë vizitës në terren.

Ky projekt është dëshmi e qartë se ndryshimi ka nisur dhe se qytetarët e Çairit meritojnë më shumë: investime reale, plane urbane të qëndrueshme dhe një jetë më cilësore.