Blerim Islami: Komuna e Dollnenit prej sot ka hapur dyert për të gjithë, pa dallime etnike, fetare, gjinore e politike

Blerim Islami gjatë ditës së sotme ka marr mandatin si kryetar i Komunës së Dollnenit. Me këtë rast, Islami ka nënvizuar se prej sot janë hapur dyert e Komunës së Dollnenit për të gjithë.

“ Sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si kryetar i Komunës së Dollnenit! Zyrtarisht sot nis një rrugëtim i ri për banorët e Komunës së Dollnenit, ku platforma dhe programi ynë i paraqitur në kampanjë zgjedhore do të nis që të marrë kahe zhvillimore.
Prej sot, dyert e Komunës së Dollnenit janë të hapura për secilin banor të saj pamarrë parasysh përkatësisë së tij etnike, fetare, gjinore e politike.
Ka ardhur koha që bashkërisht me ekipin tim të punojmë për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!”, shkruan Islami.