Bashkimi Murtezi, shef i shtabit zgjedhor të Alternativës për Open-TV: “BDI do të shkojë përfundimisht në opozitë”

LINKU

Shefi i shtabit zgjedhor të Alternativës, Bashkim Murtezi në një intervistë për “Open-TV” ka deklaruar se edhe përskaj gjitha spekulimeve, kjo parti, pra Alternativa, është një nga partitë më të organizuara dhe të strukturuara ndër partitë shqiptare.
“Nga 28 degë të saj janë funksionale dhe dy funksionojnë me koordinator degësh. Anëtarësia jonë është shumë aktive dhe është e përkushtuar për të marrë përgjegjësinë e vet dhe angazhimin në këto zgjedhje dhe në krahasim me të gjitha partitë e tjera Alternativa është në nivelin e duhur dhe të kënaqshme.
Sipas tij Alternativa disa herë ka dëshmuar se është alternativ e zgjidhjes së çështjeve shqiptare në Maqedoni.
“Në momentin kur ishte rrezikshmëria e anëtarësimit në NATO, Alternativa u bë pjesë e Qeverisë dhe mundësoi që me votat e Alternativës, vendi ynë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë-NATO. Herën e dytë ishte kur ne hynim në Qeveri dhe mundësuam hapjen e bisedimeve për BE-në dhe tani është momenti kur Alternativa ka ofruar alternativën e zgjedhjeve të ardhshme, të ndryshimit të shumë pritur tek shqiptarët duke u bërë shtylla gjegjësisht iniciatori i bashkimit të opozitës, dhe asaj që popullata shqiptare në Maqedoni kërkon shumë vite me radhë”.

Duke folur për pritshmëritë që i ka koalicioni VLEN në zgjedhjet e 8 majit, Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, u shpreh se ata janë shumë të sigurt në fitoren dhe se ndryshimi këtë radhe do të vije.
“Do të vije falë votës së shqiptarëve, falë këtij uniteti që është krijuar në bllokun opozitar dhe me ndryshimin e pushteteve pastaj, ne gjatë një mandati do të mundohemi të sjellim së paku kornizën ligjore për avancimin dhe statusin e shqiptarëve për barazinë e shqiptarëve në këtë shtet. Për marrjen e të gjitha vlerave të cilat i parasheh marrëveshja e Ohrit dhe jo degradimin dhe devalvimin e tyre. Ngritjen e ekonomike, çështjen e arsimit, ngritjen e cilësisë në arsim, për të cilën jemi larg dëshirueshmërisë dhe projekteve tjera të interesit shoqëror të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi për OpenTV, Bashkim Murtezi.
Murtezi tha se nëse vlerësohet disponimi i anëtarësisë dhe gjendjes në teren tha se fitorja duhet shpallur që sot.
“Megjithatë ne duhet të presim 8 majin atëherë kur ata të cilët sot mbartin fletushka me numrin 20 do të dalin me numër 1shifror, kurse ky koalicion, koalicioni i fitores, koalicioni i ndryshimit, koalicioni që VLEN, do të dal me numrin rreth 10 dhe 20 deputetë” u shpreh Bashkim Murtezi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *