Angazhimi dhe punët njëvjeçare si Ministër I Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ministër: Admirim Aliti

Angazhimi dhe punët njëvjeçare si Ministër I Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ministër: Admirim Aliti
Në fushën e digjitalizimit kemi bërë hapa të mëdhenj duke krijuar dy strategjitë më të rëndësishme në këtë fushë, dmth.
✅ Strategjinë Nacionale për Siguri Kibernetike 2023-2026
✅ Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023-2027
✅Ndërkohë jemi në fazën përfundimtare të përditësimit të Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.
✅Kemi identifikuar 8 sektorë të infrastrukturës kritike të informacionit.
✅Paralelisht me këtë, kemi bërë propozim masa për të zvogëluar gjasat e një sulmi kibernetik.
✅Në bashkëpunim me Ministrin e arsimit dhe shkencës dhe ITU (International Telecommunication Union) kemi filluar iniciativën e projektit “child online protection”, që paraqet një projekt të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së fëmijëve në internet në nivel nacional.
Në drejtim të avancimit të platformave digjitale, mund të theksoj se:
✅Në platformën “Open Data” janë të publikuara rreth 580 sete të dhënash, 180 nga të cilat janë publikuar dhe azhuruar gjatë këtij viti.
✅Ndërkaq në platformën e interoperability janë nënshkruar marrëveshje me 27 institucione të reja, gjë që e bënë më premtuese ndërveprimin e institucioneve dhe bashkëpunimin efikas mes tyre.
✅Sa i përket shërbimeve digjitale, numri i shërbimeve digjitale në Platformën Nacionale të Shërbimeve ka arritur në 226 shërbime, (ku vetëm gjatë këtij viti kemi arritur të shtojmë rreth 44 shërbime të reja)
vlen të përmendim se gjatë këtij viti janë digjitalizuar shërbime të rëndësishme si shërbimet për pasaportë, letërnjoftim, leje të vozitjes etj.
✅Numri i regjistruesve në uslugi.gov.mk ka arritur ne 87,388,( respektivisht rreth 24,742 shfrytëzues të rinj vetëm gjatë këtij viti.)
✅Kemi mundësuar trajnim falas për nëpunësit administrativ dhe qytetarët mbi “Higjienën Kibernetike”
✅ Poashtu, me mbështetje të misionit të OSBE-së dhe në bashkëpunim me qeverinë, kemi zhvilluar një kurs elektronik që synon forcimin e kompetencës ndërkulturore dhe menaxhimin e diversitetit në institucionet publike – Publikimi i Kursit të Interkulturalizmit në platformën LMS (Learning Management System) për trajnime online.
✅Gjithashtu MSHIA mori pjesë në Grupin e Hapur Punues për Sigurinë dhe Përdorimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (OEWG) i themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Me këtë rast Maqedonia e Veriut, në përputhje me BE-në dhe shtetet e saj anëtare, iu përmbajt komenteve dhe propozimeve të ndarë nga shtetet anëtare dhe dha pëlqimin për miratimin e versionit përfundimtar të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme mbi raportin vjetor të progresit.
✅Së fundmi, kemi siguruar pjesëmarrje në programin dhe organizatën Digital Europe, i cili paraqet një program tejet të rëndësishëm të financuar nga BE-ja i fokusuar në afrimin e teknologjisë digjitale deri te bizneset, qytetarët dhe administrata publike.
Në fushën e administratës publike
Arritëm të finalizojmë disa ligje që janë thelbi i funksionimit efikas të administratës shtetërore dhe janë edhe katalizator i proceseve të nisura:
✅Ligjin për Nëpunësit Administrativ dhe Ligjin për të Punësuarit në Sektor publik; versionet e reja të të cilave janë publikuar ne ENER në shtator të vitit 2022, e që mundësojnë depolitizimin e administratës, sistem meritor të punësimit dhe vlerësimit, përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe profesionalizëm të administratës.
✅Gjithashtu, jemi në fazën përfundimtare të draftimit të Ligjit për Top Management- i cili paraqet një ligj që poashtu siguron profesionalizëm dhe rrit përgjegjësinë e institucioneve në vendimmarrje.
✅Kemi arritur të përfundojmë Strategjinë e Re për Reforma në Administratë Publike (2023-2030),
✅Ndërsa gjatë këtij viti kemi filluar me Pilotimin e projektit për Riorganizim Shtetëror në tre ministri, gjegjësisht në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe duke besuar në përfitimet e këtij procesi, besojmë se deri në vitin 2024 gjitha ministritë do të fillojnë me riorganizimin.
✅Jemi të lumtur që me iniciativën tonë, përgatitëm draft versionin e Ligjit për Paga dhe për herë të parë në shtet u përcaktua koncepti i këtij ligji në seancë qeveritare. Ky ligj paraqet një ligj esencial dhe të pashmangshëm për të rregulluar pagat e të punësuarve në sektor publik, përfshinë shoqëritë aksionare dhe përkundër kompleksitetit të tij përpjekjet tona vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm për të përfunduar të njëjtin.
Në fushën e medias, e cila është një nga politikat tona më të ndjeshme,
✅ Kemi formuar grup punues me ekspertë të emëruar nga Delegacioni i BE-së në Shkup për të harmonizuar Ligjin për Media dhe Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audio-Vizuale.
✅ Në ndërkohë, arritëm të vazhdojmë me një nga projektet më të rëndësishme në këtë fushë – që është Evropa Kreative.
✅Jashtë këtyre Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës ka arritur të realizoj me sukses fillimin e projektit “Qendra për Diasporën”, një projekt i cili mundëson lidhjen e qytetarëve tanë në diasporë me institucione, duke siguruar zbatim dhe lehtësim të të drejtave dhe procedurave të tyre.
✅Ndërkaq në suaza të punës sonë të Brendshme dhe operative mund të theksoj që kemi realizuar me sukses 100% të Planit vjetor për punësime dhe avancime.
Këto janë disa nga gurët që kemi hedhur në ndërtimin e një rruge drejt zhvillimit e progresit, rrugë që siguron efikasitet në punën e institucioneve, rrugë që mundëson parandalim të korrupsionit, rrugë që siguron vlera më të larta demokratike, siguron mirëqenie dhe jetë dinjitoze për qytetarët dhe premton integrimin në Bashkimin Evropian.
Viti 2023, presim të jetë një vit që do të vihen në zbatim gjitha forcat dhe kapacitetet, në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe proceseve që do të reflektojnë pozitivisht për qytetarët.
Ndaj me shpresë që viti 2023 të jetë një vit i sukseseve tona të përbashkëta, një vit i hapave madhor e ndryshimeve historike, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Gëzuar Vitin e Ri 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *