AlternAtivA zgjodhi kryesinë e Forumit të Gruas

Në atmosferë impozante në Teatrin Shqiptar në Çarshi, AlternAtivA mbajti sot Kuvendin Themelues të Forumit të Gruas. Për kryetare e Forumit të Gruas të Alternativës u zgjodh Albulena Demiri Zendeli nga Kërçova.
Albulena Demiri Zendeli është magjistre e shkencave ekonomike, kontabiliste e licencuar dhe ish-kandidate për deputete nga Kërçova. Aktualisht punon si bashkëpunëtore për kulturë në Qendrën e Kulturës në Kërçovë.
Themelimin e Forumit të Gruas e përshëndetën edhe kryetari Afrim Gashi dhe kryesia më e lartë e partisë, të cilët i uruan suksese dhe punë e përkushtim strukturës së re të Forumit të Gruas.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Afrim Gashi theksoi rolin e gruas në ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare, si dhe rëndësinë që i jep Alternativa grave në politikë dhe familjes në përgjithësi.
Falënderojmë aktivistet dhe mbështetëset e partisë për pjesëmarrjen dhe aktivitetin e vazhdueshëm politik në kuadër të Alternativës.
AlternAtivA mbetet e përkushtuar ta fuqizojë rolin e gruas në shoqëri, si dhe ta ruaj dhe ta mbrojë familjen si institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *