AlternAtivA: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë
Pas vendimit skandaloz për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, edhe një herë u dëshmua se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka falimentuar dhe se ajo është në shërbim të politikës dhe njerëzve të nëntokës. Në vend që të ndëshkohet gjykatësi që e ka shpëtuar Sasho Mijallkovin, duke e vjetruar qëllimisht lëndën e tij, ndodh shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor.
Duke e dënuar këtë vendim skandaloz dhe duke gjykuar se drejtësia në Maqedoninë e Veriut tashmë po falimenton, për çka para ca ditësh kishim edhe reagimin e ambasadores amerikane në Shkup, AlternAtivA rikujton se sa i rëndësishëm po bëhet pranimi i propozimit të saj për sanksionimin kushtetues të mosvjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin politik.
Përveç kësaj, ashtu si rrjedhin punët në Maqedoninë e Veriut në fushën e drejtësisë, do të detyrohemi që shumë shpejt të kërkojmë jo vetëm ekspertizë të lëndëve gjyqësore, siç po bëjmë tash e sa kohë për lëndët që dyshohet se ka implikim politika, por do të duhet të kërkojmë protektorat ndërkombëtar për gjithë sistemin gjyqësor.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 27.04.2023