Sot kryetari Afrim Gashi mori pjesë në ceremoninë emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, që është bërë në Komunën e Çairit. Ky përurim i kësaj rruge u bë në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e cila prej dje po qëndron në Maqedoninë e Veriut në vizitën e saj të parë zyrtare.
Emërtimi i një rruge buzë kalasë së Shkupit me emrin e Presidentit Historik të Kosovës vjen pasi që, kohë më parë, në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka kaluar propozimi për ndryshimin e emrave të rrugëve në Komunën e Çairit, për çka kontribut kanë dhënë edhe këshilltarët e Alternativës.