Sonte, në mbledhjen e katërt të Kuvendit Qendor të Alternativës, që u mbajt në Tetovë, mes tjerash, u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
Në këtë temë Kuvendi Qendror i Alternativës e verifikoi kandidaturën e Arben Taravarit si kandidat i opozitës shqiptare për president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç kësaj, Kuvendi Qendror diskutoi edhe për nevojën e krijimit të shtabit qendror zgjedhor të Alternativës. Për këtë detyrë, me vota unanime, u vendos që shef i shtabit zgjedhor të jetë sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi.
Pas kësaj, partia kalon në organizim shtabi, ndërsa këto ditë pritet të krijohet edhe shtabi i përbashkët i koalicionit VLEN.
Shkup, 21.02.2024