AlternAtivA: Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut! Është shtyrë lënda për “Titanik 2”

Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2” është shtyrë, në mënyrë që kjo lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë.
Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik.
Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 30.03.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *