Afrim Gashi për formulimin e listave: Nuk jemi në garë mes vete, por me një oponencë 22 vjeçare që duhet të largohet

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke folur për listat zgjedhore, tha se në këto zgjedhje, ashtu siç nuk janë kursyer aspak për ta bërë koalicionin sa më të madh, nuk do të kursehen aspak që çdo kush ta merr përgjegjësinë e duhur.
I pyetur nëse ai do të jetë bartës në zonën e 2 zgjedhore, Gashi tha se ai do të merr detyrën çfarë do t’i caktohet nga shtabi qendror zgjedhor.
“Nëse më jepet përgjegjësia që unë të garoj apo të mos garoj unë do të jem aty ku ata do të vlerësojnë. Fare nuk bëhet pjesë për interesa personale apo ndonjë ambicie. Thjesht unë jam në funksion të fitores për të cilën jam i bindur se do të ndodh dhe do të vendosem aty ku koalicioni kërkon prje meje që ta jap kontributin tim”, deklaroi Gashi, në emisionin “Zoom” në TVM2.
Gashi tha se së shpejti do të ulen dhe do të merren vesh për listat. Ai shtoi se mesazhi kryesor për qytetarë është se ata nuk janë bërë bashkë për ta dominuar njëri tjetrin por se janë bërë bashkë për të ofruar një zgjidhje për gjithë qytetarët.
“Nuk kemi hyrë në garë mes vete, por jemi në garë me një oponencë 22 vjeçare që ka ardhur koha të zëvendësohet me një opsion shumë më të mirë shqiptarë në politik”, u shpreh Gashi.

 

LINKU EMISIONIT


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *