Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se pritjet e tyre janë se numri i deputetëve që do të fitojmë koalicioni VLEN do të jetë mbi 20 deputetë.
“Duke e parë opinioni, aktivistët, frymën që është krijuar, euforinë, nevojën për ndryshim, ky vullnet i popullit shqiptarë për ndryshim nuk ka kush e ndalë. Nuk ka faktor të kësaj bote që mund ta ndalë këtë ndryshim. Andaj jam i bindur për fitore dhe pastaj sa do të jetë fitorja është më relative, por mendoj se vullneti i madh i shqiptarëve për ndryshim do të sjell rezultat befasues”, deklaroi Afrim Gashi në emisionin “Zoom” në TMV2.
Gashi bëri thirrje që gjithë qytetarët të votojnë VLEN-in, për ta fuqizuar atë në qeverinë e ardhshme në mënyrë që të shtyjë përpara sa më lehtë projektet dhe proceset për shqiptarët.