Afrim Gashi: Koalicioni VLEN do të qëndrojë së bashku edhe pas zgjedhjeve

Ideja jonë është që me neve Maqedonia të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së. Kështu tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i pyetur për raportet brenda VLEN-it dhe sa ky koalicion mund të qëndroj së bashku pas zgjedhjeve.
“Ideja pse jemi bërë bashkë është jo vetëm të arrijmë fitoren më 8 maj, por edhe të vazhdojmë edhe më tej. E dimë se kemi sfida, por jemi duke dashur të ndërtojmë një çadër që të ecim më shumë kohë së bashku”, tha Gashi.
Ai tha se në të ardhmen do të kishte dashur që në procesin e integrimit të bëhet pjesë bashkë edhe BDI-ja nga opozita.
I pyetur se sa deputet do të ketë Alternativa, Gashi u përgjigj se intenca e tyre është që të fitojnë sa më shumë deputetë.
“Listat do të bëhen që të jetë fituese, secili subjekt ta ndjenë vetveten, e keni pa mundohemi me qenë sa më shumë të barabartë… Për herë të parë ka një vetmohim, tu dasht me e shty tjetrin, kjo është fryma që e kemi ndërtuar”, deklaroi Gashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *