Afrim Gashi i ftuar në një drekë pune me Ambasadorin francez, Sh.T., z. Siril Bomgartner

Sot kisha kënaqësi që në rezidencën e Ambasadorit të Republikës së Francës të kem një drekë pune me Ambasadorin francez, Sh.T., z. Siril Bomgartner, ndërsa në takim ishte edhe përkthyesi dhe udhëheqësi i protokollit, z. Ardian Ramadani.
Gjatë një diskutimi miqësor, biseduam për zhvillimet aktuale politike, për perspektivën europiane të vendit, si dhe për mundësinë që të tejkalohen pengesat që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të fillojë me negociatat për aderim në BE.
Unë e përsërita qëndrimin e Alternativës se ne mbetemi të përkushtuar serizozisht dhe maksimalisht në agjendën eurointegruese, si edhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, por edhe të avancimit të të drejtave etnike shqiptare.
Afrim Gashi
25.07.23

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *