Albin Kurti nuk është kundër askujt. Ai e donë të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu tha Afrim Gashi, duke u përgjigjur pyetjes së nëse është betejë mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit.
“Beteja është e shqiptarëve të Maqedonisë. Është VLEN-i nga njëra anë dhe BDI. Mirë është që u bën dy blloqe dhe shqiptarë te kanë të qartë se si duhet të votojë”, u shpreh Gashi.
Ai tha se deputetët do të ndahen në mes VLEN-it dhe BDI-së.
Gashi tha se është e qartë se ku shkon përkrahja e Albin Kurtit por se ai nuk ka betejë me dikë.
“Albin Kurti dhe VV e përkrahin një bashkim të tillë të shqiptarëve, mendoj se edhe Shqipëria duhet ta përkrah një bashkim të tillë”, u shpreh Gashi.