![🤝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbd/1.5/16/1f91d.png)
Bashkë me homologun tim, Shlomo Karhi- Ministër i Telekomunikacionit të Izraelit, në Tel Aviv, nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare.
![➡️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t25/1.5/16/27a1.png)
Zhvillimi i marrëdhënieve në fushën e komunikimeve elektronike paraqet faktor kyç në nxitjen e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, ndaj duke konfirmuar nevojën për ndërveprim në përmirësimin dhe modernizimin e komunikimeve elektronike, vendosëm që përmes kësaj marrëveshje të thellojmë bashkëpunimin dhe përfitimin reciprok.
![📌](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t5/1.5/16/1f4cc.png)
Ndër të tjera, kjo marrëveshje synon shkëmbimin e përvojave, njohurive, informacioneve dhe praktikave në lidhje me komunikimet elektronike dhe shërbimet postare, të cilat janë në interes të përbashkët për të dy vendet.
Admirim Aliti – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës