Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski mori pjesë në jubileun – 34 vjetorin e themelimit të Drejtorisë së Doganave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Që nga fillimi i mandatit tonë, ka theksuar Sali, jemi fokusuar në stabilizimin dhe funksionalizimin e institucioneve.
Si rezultat i këtij angazhimi, Drejtoria e Doganave ka arritur të hyra rekord, duke kapur shifrën prej 12 miliardë denarësh brenda një muaji.
