Kryetari Zeqirija Ibrahimi në tubimin e VLEN-it në Strugë: përkrahje për Mendi Qyrën dhe Amir Qazimin

16 tetor, Kryetari i Alternativës dhe lideri i Koalicionit VLEN, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në takimin zgjedhor në Strugë, ku u dha një mbështetje e fuqishme për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Mendi Qyrën, i përkrahur nga Koalicioni VLEN, dhe për Amir Qazimin, bartës i listës për këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Struga meriton një kryetar që ia kthen dinjitetin, zhvillimin dhe lavdinë që e ka pasur dikur.
Me Mendi Qyrën në krye dhe me ekipin e VLEN-it në këshillin komunal, qyteti do të ketë një pushtet lokal që punon për qytetarët, jo për interesat personale.

Një zë për Strugën!
🗳️ Rretho numrin 133 për Mendi Qyrën dhe numrin 7 për Koalicionin VLEN!